Showtime

2 ditë para finales: Zbulohet surpriza e madhe e Këngës Magjike

12/06/2018 22:57
nga:L I

Në këtë edicion të 20 të “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea ka prezantuar së bashku me moderatoren Bora Zemani dhe balerinën me famë në Itali, Klaudia Pepa e cila ka sjellë edhe 12 balerinë të Amicit.

Mirëpo sot Arditi ka zbuluar se në finale, nuk do ketë në krah vetëm dy bukuroshet, Klaudia dhe Bora, por edhe 4 prezantuese të tjera.

Pa nisur nata e dytë, Arditi komunikoi live me Valbona Selimllarin, Olta Gixharni, Elia Zaharian dhe Armina Mevlanin. Të katërta ndodheshin në shtëpinë e Valbonës duke ndjekur festivalin.

Vajzat kujtuan me emocion kohët kur prezantonin “Kënga Magjike” dhe Arditi i ftoi të jenë pjesë e finales, ftesë të cilën ato e pranuan me kënaqësi.