Sporti

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”

05/19/2020 09:51
nga:M K

Real Madridi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Zidane me të marr besimin e Perezit për një tjetër vit qëndrimi në “Bernabeu”, synon të ndryshojë shumëçka, përcjell GazetaBlic.

Përderisa është konfirmuar largimi i një numri të madh të futbollistëve, mes tyre të Gareth Bale e James Rodriguez, padyshim se do të ketë edhe afrime.

Madje, tekniku francez ka zbuluar edhe yjet që ëndërron t’i sjellë në Iberik. Emra si Haaland e Mbappe po lakohen vazhdimisht për një zbarkim eventual në Madrid, për ta kompletuar kështu një treshje mes këtyre dyve dhe Hazardin.

Kjo “treshe” do të ishte mbase një zëvendësuese ideale e asaj të mëparshmes, Benzema-Ronaldo e Bale, me portugezin që tashmë është larguar dhe uellsianin në largim e sipër.

/GazetaBlic/

03/27/2020 18:09

Materazzi: Nuk e prisja kurrë atë goditje nga Zidane! S’jemi takuar më, ndryshe do të kërrciste grushti