Lajme

Zgjedhjet në shtator

07/22/2019 08:23
nga:Blerim Halili

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pothuajse të gjitha partitë politike, si nga koalicioni qeverisës, edhe ato të opozitës, kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Për shkak të mungesës së konsensusit për një kandidat të ri të përbashkët nga ana e PAN-it, njohësit e çështjeve politike theksojnë se vendi mund të përballet me zgjedhje në shtator të këtij viti.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme, kjo për shkak se brenda koalicionit qeverisës PAN ende nuk janë bërë përpjekje për arritjen e një konsensusi për të shpallur një kandidat të përbashkët për kryeministër të ri të Kosovës.

Menjëherë pas dorëheqjes Haradinaj ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe për qeverinë e re duhet të vendosë populli.