Sporti

UEFA vendos datën përfundimtare për ta mbyllur edicionin 2019/2020, përfshirë edhe garat evropiane

04/04/2020 14:45
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian duket ta ketë vendosur datën përfundimtare për ta mbyllur edicionin 2019/2020.

Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, 3 Gushti është data përfundimtare kur duhet të mësohen të gjithë kampionët, përfshirë edhe garat evropiane, përcjell GazetaBlic.

Vendet e kampionateve elitare, si Anglia, Spanja e Italia po shqyrtojnë të gjitha mundësitë që futbolli të rikthehet, por do të jetë paksa vështirë, sidomos në Itali e Spanjë.

Më shumë se 3 Gusht nuk mund të shtyhet, pasi ashtu do të rrezikohej fillimi i edicionit të ri.

Ndërkaq, në anën tjetër, UEFA ka dhënë dritën e gjelbër që afati për huazime të futbollistëve të shtyhet pas 30 Qershorit.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve