Sporti

UEFA konfirmon video-konferencën me 55 federatat anëtare

04/21/2020 09:20
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian sot do të mbajë një video-konferencë me 55 vendet anëtare.

Kështu ka konfirmuar vetë UEFA para pak çastesh përmes një njoftimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, përcjell GazetaBlic.

Sipas këtij njoftimi, aty pritet të diskutohet për gjasat dhe mënyrën e përmbylljes së kampionateve vendore dhe garave evropiane gjithashtu.

“UEFA do të organizojë një takim informues përmes një video-konference me sekretarët e përgjithshëm të të gjitha vendeve anëtare. Takimi do të përqendrohet në zhvillimet e mundshme të kompeticioneve vendore dhe atyre evropiane”, thuhet më tej në njoftim.

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve