Sporti

Titulli në Bundesligë vendoset javën e fundit, Werderi rrit gjasat për një vend në garat evropiane

05/11/2019 17:29
nga:M K

Titulli në Bundesligën gjermane do të vendoset në javën e fundit.

Kjo pasi Bayerni i Munichut, të cilit i mjaftone fitorja për t’u shpallur kampion, barazoi pa gola me Leipzeigun, shkruan GazetaBlic.

Dortmundi në anën tjetër ka fituar 3-2 ndaj Fortuna Dusseldorfit, për t’i mbajtur edhe më tutje gjallë shpresat për titull.

Werderi i Milot Rashicës ndërkaq, ka fituar minimalisht si mysafir i Hoffenheimit me rezultat 0-1, ku ylli kosovar ishte asistues, derisa me këtë fitore ka ende gjasa matematikore për ta arritur një vend që dërgon në garat evropiane.

Më poshtë rezultatet e ditës e xhiros së parafundit dhe tabela e klasifikimit.

/GazetaBlic/

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës