I vetmi nga Kosova që fitoi medaljen e artë, ku garuan 35 sportistë gjithsej.
Fjala është për Sylejman Vizdiklar, nga talentët e rrallë, që po i mbron me krenari ngjyrat e Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Vizdiklar, ka qenë pjesë e ekspeditës kosovare në kampionatin ballkanik të Taekwondo, ku u paraqit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në luftën e parë për kategorinë e kadetëve, ai pushoi, derisa në të dytën mposhti kundërshtarin nga Bosnja me rezultat 18-8, para se në gjysmëfinale e finale t’i mposhtë dy bullgarë dhe për t’u kurorëzuar kështu me epitetin e më të mirit.
Kujtojmë se ai është pjesë e klubit të Prishtinës, derisa sporti kosovar llogarit shumë në të për të ardhmen.
/GazetaBlic/