Sporti

Sot finalja e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, Drita – Linfield

08/11/2020 09:32
nga:M K

Sot me fillim nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës zhvillohet ndeshja finale e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, Drita – Linfield.

Gjilanasit mposhtën 2-1 kampionin e Andorrës, Inter D’Escaldes, për të arritur në këtë fazë, derisa Linfield, njëherit kampion i Irlandës veriore, fitoi ndaj atij të San Marionos, Tre Fiorit, 2-0, përcjell GazetaBlic.

Sot, të dyja skuadrat luajnë për një vend në raundin e parë të kualifikimeve të rregullta, ku aty për kundërshtar do ta kenë kampionin e Polonisë dhe ekipin me traditë në këtë garë, Legia Varshavën.

Gjithsesi, shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të djelmoshave kosovarë, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/29/2020 23:22

Këto janë tri skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve