Sporti

Anulohet miqësorja Gjermani – Itali?

03/05/2020 20:05
nga:M K

Mbi 3000 të prekur dhe 107 viktima është bilanci katastrofal në Itali nga virusi që është përhapur me të madhe në Apenine, Covid19.

Përderisa tashmë të gjitha aktivitetet sportive në Itali janë mbyllur deri më datën 3 të muajit Prill, edhe kundërshtarët e kombëtares ‘azzure’ po mendojnë t’i anulojnë ndeshjet ndaj tyre, përcjell GazetaBlic.

Sipas raportimeve të fundit, kryetari i Nurnbergut ka paralajmëruar mbylljen për tifozë ose anulimin e tërësishëm të sfidës miqësore, Gjermani – Itali, e paraparë të zhvillohej më 31 Mars.

Madje, kampionët e katërfishtë botëror kanë edhe një tjetër miqësore të aranzhuar me 27 Mars, atë ndaj Anglisë, por që nuk ka pasur ndonjë të re sa i përket atij takimi.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, kurse ne do t’iu njoftojmë për çdo risi.

/GazetaBlic/

07/30/2020 21:24

Për 4 javë, 303 raste të infektimit në Kosovë u raportuan nga të kthyerit në Gjermani