Sporti

Setien: S’komentoj vendimet e gjyqtarit – Sonte gjithçka shkoi mirë, përveç humbjes e eliminimit

02/06/2020 23:49
nga:M K

Barcelona u mposht minimalisht 1-0 nga Athletic Bilbao në “San Mames”, për t’u përshëndetur kështu nga gara e “Copa Del Rey”.

Djelmoshat e Setien nuk ishin ata që jemi mësuar t’i shohim, e me siguri se atmosfera momentale në kampin katalunas ka ndikuar shumë, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri i “verdhë e kuqve”, u shpreh i lumtur me atë që lojtarët treguan, por se nuk ia arritën qëllimit në plotësi.

“Imazhi i asaj çka tregoi skuadra ishte i mirë. Sonte gjithçka shkoi mirë, përveç rezultatit dhe eliminimit. Pjesa e parë ishte shumë e fortë, pasi duhej bërë ballë një presion i jashtëzakonshëm. Ndërsa sa i përket gjyqtarit dhe vendimit të tij te çëstja diskutabile rreth vendimit për ndërhyrjen ndaj De Jong, nuk dua ta komentoj. Për mua ishte penallti, por vendimet e gjyqtarit nuk dua t’i komentoj”, përfundoi tekniku.

/GazetaBlic/

07/01/2020 09:39

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë