Sporti

Setién pas barazimit me Sevillan: Jam i sigurt që Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund

06/20/2020 07:52
nga:M K

Mbrëmë Sevilla dhe Barcelona ndanë pikët pasi luajtën baras 0-0 në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Ky barazim më së shumti u shkoi përshtati vendasve, që arkëtuan një pikë të artë, ndërsa për katalunasit mund të jetë fatale, pasi nëse Real Madridi fiton në “Anoeta” ndaj Real Sociedadit, atëherë galaktikët do të kalonin në vend të parë, me pikë të barabarta, por me raport më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, vështirësinë e të fituarit në të gjitha takimet e pranoi edhe trajneri i katalunasve, Quique Setién.

Tekniku spanjoll gjithashtu shtoi se në pjesën e parë, djelmoshat e tij ishin më të organizuar.

“Prakitikisht Reali nuk ka gjasa që t’i fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund, andaj mendoj se jemi ende favoritë. Në pjesën e parë frymuam futboll, i dhamë jetë lojës, porse në të dytën dështuam në organizim.

Nuk e di se ç’ndodhi. Kuptohet, ne duhet të gjejmë të tjera zgjidhje. E vërteta është se në fund, pra kur afrohen gjërat, po na kushton.

Momentalisht i kemi dy opsione, të ulemi të mendojmë se çfarë bëmë mirë apo ta dramatizojmë situatën”, tha ndër të tjera Setién.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit