Sporti

Rekord i jashtëzakonshëm – Atletet e Michael Jordan shiten për 560 mijë dollarë

05/19/2020 08:18
nga:M K

Një palë atlete të markës NIKE të epokës së Michael Jordan janë shitur me një çmim të jashtëzakonshëm.

Madje, gati katër herë më shtrenjtë sa vlerësimi fillestar, saktësisht 560 mijë dollarësh, përcjell GazetaBlic.

Atletet në fjalë kishin nënshkrimin e legjendës Michael Jordan.

Me logon e Chicago Bulls, ato dolën në shitje një javë më parë në New York, teksa shtëpia e shitjeve në SHBA kishte vlerësuar se mund të fitonte deri 150 mijë dollarë.

Ishte “Sotheby”, që e kreu me sukses këtë opeacion online. Kompania në fjalë ka mbajtur një rekord të mëparshëm për atletet në ankand me 437.500 dollarë, të paguar për “Moon Shoe” të “Nike”, vitin e kaluar.

/GazetaBlic/

07/30/2020 11:17

FIBA vazhdon investimet për basketbollistet e reja në Kosovë