Sporti

Prishtina publikon statistikat e vjeshtës, mësoni më të mirët

01/04/2020 12:29
nga:M K

Prishtina ka mbetur në garë për titull dhe Kupë falë paraqitjeve të mira të skuadrës nën drejtimin e Armend Dallkut.

Klubi bardhëekaltër i ka publikuar statistikat për stinorin vjeshtor. Golashënuesi më i mirë është Ahmed Januzi me 6 gola i përcjellë nga Meriton Korenica me 5 gola.

Ky i fundit qëndron mirë edhe me asistime, pasi i ka dhënë katër të tillë.

Leonit Abazi dhe Gauthier Mankenda po ashtu janë mirë me asistime, pasi që kanë dhënë nga katër pasime përfundimtare. Te golashënuesit është Armend Thaqi me katër gola.

08/10/2020 09:24

Prishtina ritestohet nesër, shpresë për rikthimin e titullarëve