Sporti

Peja vazhdon përforcimet para startit të edicionit të ri, 2019/2020

09/14/2019 23:35
nga:M K

Me vendim të FBK-së, iu garantua pjesëmarrja në elitën e basketbollit.

Fjala është për KB Pejën, që këtë edicion do të bëjë gara në Superligë, kompeticion ky që fillon të Premtën e ardhshme, gjegjësisht me 27 Shtator, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, “shqiponjat” po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të kampionatit, kurse “Karagaçi” po bëhet gati për spektaklet e njohura të klubit të verdhë nga Dukagjini.

Gjithsesi, Peja, sot ka prezantuar edhe përforcimin e rradhës. Fjala është për 21 vjeçarin amerikan, Jamichael Morgan, që në sezonin e ri do të mundohet t’a ndihmojë ekipin e ri drejt objektivave të vitit basketbollistik, 2019/2020.

/GazetaBlic/

11/13/2019 14:06

KB Peja e pret Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike