Sporti

“Paga mesatare e futbollistëve në Kosovë është 1500-2000 euro”

04/10/2020 20:47
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është i ftuar në emisionin “Favorit” në T7.

Në mesin e shumë pyetjeve, ai iu përgjigj edhe asaj sesa është paga mesatare në Kosovë, përcjell GazetaBlic.

Sipas Munishit, kjo pagë kap shifrën prej 1500 deri 2000 euro.

Kuptohet, çështja e diskutimit ka të bëjë me përballimin e problemeve financiare të klubeve kosovare, të cilët pritet të pësojnë shumë pas pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, shtëpia numër një e futbollit kosovar ka marrë vendim për ndihmat emergjente për pjesëtarët e futbollit tonë, ku parashihet ndarja e një shume parash për lojtarët, trajnerët, gjyqtarët dhe punëtorët e tjerë sportivë.

FFK’ja me pako ndihmëse emergjente, mësoni përfituesit

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët