Sporti

Neymar thyen akullin, më në fund zbulon arsyen pse donte të largohej nga PSG

09/15/2019 10:57
nga:M K

Ylli i PSG-së, Neymar vazhdon akoma të jetë shumë i përfolur.

Neymar ka këmbëngulur se mund ta përballojë armiqësinë nga tifozët e Paris Saint-Germainit.

Ylli brazilian ka zbuluar po ashtu se ka dashur të largohej nga klubi këtë verë për arsye personale.

Neymar u fishkëllye nga tifozët e vet në fitoren e PSG-së 1:0 kundër Strasbourg në Parc des Princes të shtunën.

Por sulmuesi brazilian ishte ai që ia siguroi tri pikët e plota PSG-së me një gol spektakolar me gërshërë në minutën e fundit të takimit.

Ai e festoi golin por nuk i përshëndeti tifozët pasi e braktisi fushën me shpejtësi pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo ishte paraqitja e parë e 27-vjeçarit për klubin këtë sezon, pasi trajneri Thomas Tuchel nuk e kishte thirrur në skuadër për shkak të së ardhmes së pavendosur të tij.

Thuhej se Neymar e kërkonte me ngulm kthimin në Barcelonë, por marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit para se të mbyllej afati kalimtar veror më 2 shtator.

Tani, Neymar ka zbuluar se ka pasur arsye të justifikueshme për t’u larguar nga klubi.

“Kam luajtur në disa stadiume dhe jam fishkëllyer. Është e trishtueshme, por e di se nga tani do të jetë sikur të luaj çdo ndeshje në udhëtim”, tha Neymar.

“Dua ta bëj të qartë se nuk kam asgjë kundër tifozëve, e as kundër Paris Saint-Germain, por të gjithë e dimë se kam dashur të largohem”, shtoi ai.

“I kam pasur disa arsye, kryesisht personale (për t’u larguar nga PSG-ja). E kam bërë të qartë e nuk ka qenë kundër PSG-së apo tifozëve. Por kur nuk ndihesh mirë në një punë, e kërkon një tjetër. Për arsye personale kam dashur të largohem”, theksoi ai.

11/20/2019 13:50

Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt