Sporti

Nëse anulohet kampionati, Tirana shpallet kampione? | Ish-futbollisti i kombëtares rrëfen fundin e edicionit ’97

03/27/2020 19:46
nga:M K

Koronavirusi ka “paralizuar” thuajse shumicën e shteteve evropiane, ku numri i të prekurve dhe viktima është vazhdimisht në rritje.

Shqipëria është një nga vendet më të prekura në Ballkan, përkundër faktit se autoritetet po bëjnë çmos që të parandalojnë përhapjen e mëtejme të pandemisë, përcjell GazetaBlic.

Pak ditë më parë rezultoi pozitiv edhe një zyrtar i FSHF’së, me çka detyroi shtëpinë numër një të futbollit shqiptar që t’i mbyll dyert totalisht.

Ende nuk dihet sesi do të përfundojë kampionati, edhe pse me shumë gjasë titulli do t’i takojë kryesueses aktuale, Tiranës.

Ka qenë ndërkaq, ish-futbollisti i kombëtares, Sokol Kushta, që përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shpalosi pak a shumë sesi rrodhën ngjarjet e vitit të trazirave, 1997, ku detyruan klubet që t’i zhvillojnë ndeshjet, që sipas Kushtës, vetëm e vetëm që mos t’ia dhuronin titullin Flamurtarit.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Kur bera nje shkrim para 10 ditesh me erdhi kujtesa e vitit te veshtire 97.. Atehere na mbylli kallashi.. tani virusi.Por me vijne keq qe disa njerez..ose harojne me dashje..ose pa dashje.edhe sdin cfare flasin. mundohen te ndryshojne rrjedhen e historise..gje qe smundin dot..mundohen te anashkalojne faktet kryesore dhe te kalojne ne momente banale..jo ishte goli me dore ..jo ishte e kuqe..por harojne thelbin.. u loze piset mbi flamurtarin ate kohe.mbas dates 15 janar ra shteti.ligjin e benin lagjet ,.dhe cetat…si munde te diskutoje per futbolle.u larguan nga flamurtari 13 lojtare.nga kjo situat lufte.tre muaj qendruan mbylur te gjithe..si mund te mbledhesh kampionatin dhe te zhvillosh ndeshjet..kur neper rrethe nuk sterviteshin dote .si munde te udhetonte ekipi nga vlora ne tiran.kur vete keta zoterinje svinin dot deri ne durres..se lushnje.. fier ..berat e vlore jo e jo.dhe per ti ber qejfin uefes ben nje zgjidhje ne kuriz te vlores…na kapi te pa pregatiture thone..po e vertete..po si u pregatitet?si ja dhat zgjidhjen?plej of?po sot cdo beni?plej of prap..ku? Pse su be plej of ne vlore?pse tirane..mos flisni budalleqe por kerkoni falje se tregon karakter..pyesni drizen..diamantin.. muken.cipin ..faken..e shume lojtare te rinje 19..20 vjecare cfare kan hequr..cfare frike kane perjetuar.me qenese para teje nuk kan qelluar me pellemba policet..selami beri gabim qe e solli ekipin per plei of. historija duhet then si qe . dhe kur behe gabime..se ashtu rregullohen gjerat… i njejti gabim dhe me Beratin me vone..gjithmone. fajne e kane ekipet e rretheve…ju sgaboni asnjeher..keshtu varferoni futbollin .dhe largoni njerezit…se nuk lozet futbolli vetem ne tirane ..por ne te gjithe shqiperin..

/GazetaBlic/

08/02/2020 16:46

Kosova e rekordeve: Edhe pse më e “vogla”, lë prapa Shqipërinë, Serbinë e Kroacinë sa i përket viktimave dhe të prekurve me koronavirus