Sporti

Napoli nëpër “vrimë të gjilpërës”, del me pikë të plota nga “Mario Rigamonti”

02/21/2020 22:51
nga:M K

Skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme në udhëtim te Brescia.

“Il partenopei” dolën me pikë të plota nga “Mario Rigamonti”, pas triumfit minimal, duke iu falenderuar golave të Insignes e Ruizit, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve. Pas harkimit të Tonalit, realizoi Chancellor. Me këtë rezultat, pra 1-0 u mbyll fraksioni i parë. I dyti filloi furishëm nga mysafirët. Fillimisht Insigne barazoi në minutën e 49’të, para se gjashtë minuta më vonë Fabiano Ruiz të shënojë një super-gol, me çka edhe regjistroi shifrat përfundimtare.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 36 pikëve dhe ka nëntë më pak se Atalanta, e cila gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brescia ndërkaq është në pjesën e poshtme të tabelës dhe deri në fund do të luftojë për mbijetesë.

Xhiron e ardhshme, Napoli e pret Torinon, ndërsa Brescia i shkon Sassuolos në “Mappei Stadium”.

/GazetaBlic/

03/17/2020 20:06

Brescia shkarkon trajnerin, kritika të shumta nga autoritetet e futbollit në Itali