Sporti

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe

10/24/2019 18:00
nga:M K

Nora Gjakova u eliminua herët sot nga Grand Slam “Abu Dhabi 2019”.

Mirëpo, xhudistja kosovare e shënoi një fitore të veçantë në këtë kompeticion, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e rrahu serben Marica Perisic, siç mund ta shihni edhe përmes videos së mëposhtme.

Mirëpo, Gjakova u ndal në rrethin e tretë nga koreania Sun Hyo Ri, në kategorinë 57 kilogramë.

Ndërkohë, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë pasi dominoi në kategorinë 52 kilogramë shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.

Garuesi tjetër kosovar, Akil Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana Kuka të shtunën.

08/27/2019 12:53

Mbyllet meçi për medaljen e bronztë, ky është rezultati i Nora Gjakovës në luftë për vendin e tretë