Sporti

Mohamed Sissoko: ”Mendoj se Mane do t’i bashkohet Real Madridit”

03/24/2020 14:34
nga:M K

Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë aktualisht.

Ndryshimi që ka bërë Jurgen Klopp me të kuqtë padyshim se ka kthyer sytë e gurmanëve të sportit më të popullarizuar në botë kah “Anfield” dhe magjia e lojtarëve aktual të njërës prej skuadrave më të trofeshme në ishull, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, si në shumicën e ekipeve, edhe te Liverpooli, priten ndryshime. Në një intervistë për “EuropaCalcio.it” ish futbollisti i “The Reds”, Mohamed Sissoko ka komentuar lëvizjet e mundshme në verë, teksa një nga aludimet kryesore të tij ishte se Sadio Mane do të largohet nga Anglia, për t’iu bashkuar Real Madridit.

“Ai ka disa karakteristika interesante që i pëlqejnë shumë trajnerit Zidane. Mendoj se do t’u bashkohet galaktikëve. Ndërkaq sa për Salah nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndrojë, por mendoj se largimi i tij do t’i bënte mirë skuadrës”, tha ndër të tjera Sissoko.

/GazetaBlic/