Sporti

Milani shumë afër nënshkrimit me futbollistin e Arsenalit

12/27/2019 19:14
nga:M K

Milani nuk po kalon momente edhe aq të mira në Serie A, andaj edhe po mendon që të përforcohet.

Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, Rossonerët janë në bisedime të avancuara me futbollistin e Arsenalit që është i huazuar te Besiktasi, Mohamed Elneny, përcjellë GazetaBlic.

Egjiptani edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në San Siro, por që në fund bisedimet nuk përfundonin me marrëveshje. Ka qenë vetë babai i tij, Naser Elneny, që në një prononcim për “Sada Al Balad” ka deklaruar se bisedimet janë në fazat e fundit, por që ende nuk ka nënshkrim:

“Jemi në bisedimet përfundimtare. Po negocionohen edhe detajet e fundit për ta vënë të zezën mbi të bardhën, e cila momentalisht po mungon”, tha ndër të tjera babai i futbollistit.

/GazetaBlic/

04/04/2020 12:52

Shkëlqeu në Serie B, talenti: Ëndërr të rikthehem te Milani!