Sporti

Milani konfirmon anulimin e stërvitjeve, autoritetet do të vendosin për rikthimin e tyre në fushat e blerta

03/27/2020 22:39
nga:M K

Italia asesi të këndellet nga koronavirusi, madje gjendja po ashpërsohet çdo ditë e më shumë.

Numri i viktimave vetëm në 24 orët e fundit thuajse ka kapur 1000 sosh, që vë në pah situatën emergjente që po mbretëron në Apenine, përcjell GazetaBlic.

Kjo është edhe arsyeja pse Milani ka anuluar fillimin e stërvitjeve deri në një vendim tjetër.

Rossonerët kishin paraparë që këto ditë t’i fillojnë edhe stërvitjet, gjithmonë me shpresën se do të rikthehen në Maj, por ja që i anuluan, duke shtuar faktin se përgatitjet do të fillojnë kur të vendosin autoritetet shtetërore dhe stafi mjekësor i klubit.

Më poshtë edhe komunikata e plotë e “kuq e zinjve”.

/GazetaBlic/

06/04/2020 10:18

Silva afër rikthimit në Milan