Sporti

Milani e Roma gati ta mbyllin telenovelën e shkëmbimit: Suso – Under

01/17/2020 22:28
nga:M K

Po diskutohet tash e një kohë të gjatë dhe duket se mund të mbyllet me sukses.

Shkëmbimi mes Milanit dhe Romës për dy futbollistët, Suso dhe Under pritet të bëhet realitet, shkruan GazetaBlic.

Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, që raportojnë se palët janë në negociata e sipër dhe shumë lehtë mund ta mbyllin këtë çështje.

Ajo që është e rëndësishme, të dyja skuadrat dëshirojnë lojtarët e ‘kundërshtarit’ nga Serie A, andaj kjo pritet të jetë indikacion se akordi mes palëve është çështje ditësh.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij mini-afati kalimtar dimëror.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar