E ardhmja e tij edhe më tutje mbetet e paqartë.
Lionel Messi si duket po e pretë zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit për të vendosur më pas për destinacionin e radhës, nëse do të ketë një të tillë, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, Manchester City po përgatit një super-ofertë për të. Sipas asaj që thuhet në mediat e huaja, “qytetarët” kanë ndërmend që t’i ofrojnë atij një kontratë 10 vjeçare, e më pas pozitën e ambasadorit global.
Fillimisht ai do të luante për Cityn, pastaj për një nga tetë ekipet që janë pronë e Sheikh Mansour, ndërsa në fund fare do ta mbante pozitën e ambasadorit global të klubit.
Gjithsesi, nëse ai vendos të largohet nga Barcelona, këtë mund ta bëjë qysh në Janar, edhe pse vështirë të ndodhë një gjë e tillë.
/GazetaBlic/