Sporti

Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page, vështirësohen punët për klubin

04/28/2020 23:15
nga:M K

Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page.

Pavarësisht problemeve financiare për klubet e futbollit dhe vetë kampionin aktual francez, duket se lojtarët nuk po e mirëkuptojnë situatën, përcjell GazetaBlic.

Sipas L’Equipe, futbollistët po refuzojnë secilin opsion ku parashihet ulje page për ta.

Drejtuesit kanë provuar disa herë me propozime të ndryshme, por që nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët me lojtarët.

Futbollistët në bisedimet me kryesinë po i përfaqësojnë Thiago Silva kapiten dhe Marquinhos.

Raportohet se PSG-ja është në rrugë që të regjistrojë humbje pre 200 milionë eurosh nga koronavirusi, teksa me anulimin e sezonit që u konfirmua sot, kjo humbje pritet të shënojë rritje.

Zyrtare: Anulohet kampionati francez, Ligue 1

/GazetaBlic/

05/28/2020 19:32

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij