Sporti

Liverpooli me komunikatë zyrtare, nuk pajtohet me kryetarin e qytetit për përfundimin e sezonit

04/30/2020 19:10
nga:M K

Sot gjatë ditës, kreu i bashkisë së Londrës, Joe Anderson ka thënë se zgjidhja më e mirë për të gjithë është anulimi i sezonit.

Sipas tij, frika nga numri i madh i tifozëve që do të dilnin të festonin titullin eventual, do të ishte fatale për ndonjë valë të re të mundshme të përhapjes së pandemisë, përcjell GazetaBlic.

Këto deklarata ai i bëri përmes një intervistë dhënë mediave nga ishulli, por që kjo ka hasur menjëherë me reagime tek tifozët dhe vetë klubi, i cili ka dalë edhe me një komunikatë zyrtare.

“Si një klub, ne jemi të vetëdijshëm dhe të zhgënjyer nga komentet që i dha kryetari Joe Anderson në një intervistë për media, e cila u botua sot. Mungesa e provave për pretendime të tilla është gjithashtu një faktor tjetër. Ne jemi të hapur që të diskutojmë me kryetarin për zhvillime tjera, pra për të luajtur futboll me dyer të mbyllura, e cila gjë do të ishte në favor të të gjithëve”, thuhet mes tjerash në komunikatë, e të cilën më poshtë mund ta lexoni të plotë.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri