Sporti

Liverpool – Rikthehet ideja “Mbappe”

04/14/2020 16:24
nga:M K

Skuadrat më të mëdha po vazhdojnë planifikimet e tyre për edicionin e ardhshëm, ani pse ky aktuali ka mbetur thuajse pas dore, për shkak se ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat për rikthim ose anulim të sezonit.

Kampioni evropian dhe botëror, Liverpooli, tashmë ka vënë në radar disa futbollistë që mund ta veshin fanellën e kuqe nga “Merseyside”, teksa së fundi në atë listë ka hyrë edhe ylli i së tashme e së ardhmes, Kylian Mbappe, përcjell GazetaBlic.

Francezi, edhe më herët ishte përfolur si një nga synimet e “The Reds”, kurse tani me “NIKE-n” si sponsor, kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

Ai shihet si zëvendësues potencial i Sadio Manes, që me gjasë do të marrë rrugë drejt gadishullit Iberik, ku Real Madridi e Barcelona po konkurrojnë me njëra-tjetrën për t’i siguruar shërbimet e senegalezit.

Për ta sjellur fantazistin 21 vjeçar në “Anfield”, të kuqtë duhet t’i bëjnë gati hiç më pak se 200 milionë euro, plus kontratë stratosferike për djaloshin, që shihet si fitues i ardhshëm i “Topit të Artë”.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri