Sporti

Lazio s’është për titull, mposhtet nga Lecce

07/07/2020 21:34
nga:M K

Ndoshta, ndoshta Lazio s’është për titull.

Edhe pse shihej mbase si kandidati kryesor për të konkurruar me Juventusin në kërkim të Scudettos, megjithatë dy humbje në dy javëte fundit, tregojnë shumë për seriozitetin e romakëve në luftën për kampion, përcjell GazetaBlic.

Përderisa në fundjavë u mposhtën bindshëm nga Milani, 0-3, tani kanë humbur në udhëtim te skuadra që po lufton për mbijetesë, Lecce.

Djelmoshat e Liveranit arkëtuan tri pikë jetike në luftë për t’i ikur rënies nga elita me golat e Babacar e Lucionit, ndërsa për mysafirët nuk mjaftoi goli i Caicedos në minutën e pestë.

Me këtë humbje, Lazio mbetet katër pikë prapa Juventusit, që sonte me fillim nga ora 21:45 i shkon Milanit në “San Siro” dhe në rast të një fitoreje eventuale, do të bënte një hap të madh drejt titullit të tetë radhazi në Apenine.

/GazetaBlic/

08/06/2020 22:02

Lazio edhe zyrtarisht në Ligën e Kampionëve