Sporti

LAJMI I FUNDIT: Liverpooli nuk luan në “Anfield Road”?

05/29/2020 09:37
nga:M K

Mbetet për t’u konfirmuar, pasi deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Megjithatë indikacionet që skuadrat mos t’i zhvillojnë ndeshjet në stadiumet e tyre, janë më së reale, përcjell GazetaBlic.

E gjithë çështja është te dueli që mund të jetë përcaktues për titull, pra ai mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Premier Liga frikësohet se situata mund të eskalojë, ani pse policia ka thënë se nuk pritet të paraqes problem që ekipet t’i luajnë ndeshjet në terenet vendase.

Më herët, kreu i komunës së Liverpoolit kishte kërkuar që sezoni të mbyllet, pasi do të ishte rrezik i madh që ekipi i Kloppit të fitonte titullin, por që kjo deklaratë nuk u prit mirë nga drejtuesit e “The Reds”.

Kujtojmë se Premier Liga do të rikthehet me 17 qershor.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri