Sporti

Ky lojtar rrezikon t’ia marrë Mbappes çmimin Topi i Artë

10/24/2019 16:55
nga:M K

Ish-ylli i Liverpool, El Hajdi Diouf, ka thënë se sulmuesi Sadio Mane, e meriton më shumë se Kylian Mbappe, çmimin e Topit të Artë.

Të dy lojtarët janë të nominuar në mesin e 30 lojtarëve të cilët mund të fitojnë Topin e Artë.

Por, Diouf beson që senegalezi është në formë më të mirë pasi është lojtari kryesor në klub dhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë.

“Mendoj se Mane ka një vit më të mirë se Mbappe. E meriton më shumë Topin e Artë. Nuk mund t’i krahasojmë ligën franceze me angleze. Ndeshjet janë më të vështira në Premier Ligë”, deklaroi ai.

Mbappe ka shënuar 39 gola dhe 17 asistime sezonin e kaluar në të gjitha garat për gjigantin francez.

12/05/2019 13:13

Ky është goli magjik që mbrëmë e realizoi Mbappe