Lajme

Konventa e PD-së ngjallë kërshërinë e Ramës, kryeministri kapet duke e përcjellur “online”

12/11/2021 13:53
nga:M K

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar Kuvendin e thirrur nga delegatët që përkon edhe me ditën e themelimit të Partisë Demokratike, e cila feston sot 31 vjetorin.

Teksa Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të ngritur në Kuvend, shpallte vendimet, kryeministri Edi Rama është parë ndjekur live Kuvendin.

Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

E papritur: Sali Berisha nuk voton “PRO” shkarkimit të Lulzim Bashës