Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futsall shënon fitore të madhe ndaj Maqedonisë Veriore, gjasa reale për kualifikim

10/25/2019 19:18
nga:M K

Kosova ka shënuar fitore të madhe ndaj Maqedonisë Veriore, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve për kualifikim në botërorin e futsallit.

“Verdhë e kaltërit” mposhtën 7-5 fqinjët juglindorë, për ta regjistruar kështu fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë u mbyll 2-4 në favor të djelmoshave tanë, kurse e dyta përfundoi me nga tre gola të shënuar për secilën kombëtare.

Bashkë me këto dy kombëtare, në grup janë edhe Sllovenia e Ukraina.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e humbën 7-1 nga Ukraina, kurse në të tretën dhe atë vendimtaren, Kosova do të luajë ndaj Sllovenisë, për të kërkuar kështu kualifikim në fazën e tretë të këtij raundi, e që i paraprin fazës finale të botërorit.

/GazetaBlic/

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve