Sporti

Dy ndeshje, dy fitore! Ja çka thotë Armend Dallku pas triumfit ndaj Dukagjinit

09/25/2019 20:09
nga:M K

Skuadra e Prishtinës ka filluar të këndellet dhe këtë po e dëshmon në fushën e blertë.

Prishtina sot ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultatin e pastër 2-0, për të filluar kështu ngritjen në tabelën e klasifikimit, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtines, Armend Dallku u shpreh i lumtur me fitoren, derisa nuk e mohoi faktin se skuadra e tij ka probleme me përgatitjen fizike, megjithëse do të mundohet në maksimum që të rikuperohet.

“Normalisht, jam i kënaqur me fitoren edhe me ato që pashë në fushë. Shumë mangësi në anën fizike, ku për ndeshjen e së dieles do të bëhemi gati. Ashtu jemi marrë vesh, që 20 minutat e para ta mposhtim kundërshtarin, pasi siç edhe u vërejt djemtë me kalimin e minutave i lëshoi kondicioni.

Mbetet të shihet ndeshja speciale ndaj Vushtrrisë, kjo pasi janë bërë shumë vite që nuk jam paraqit ndaj skuadrës së vendlindjes, mirëpo jemi profesionistë, Vushtrrisë i uroj vetëm suksese, derisa ne do të synojmë rezultat pozitive për ta vazhduar ngritjen në tabelë”.

/GazetaBlic/

01/07/2020 19:08

Dukagjini zyrtarizon transferin e ri të merkatos, ish-futbollisti i Llapit zbarkon në “18 Qershori”