Sporti

Juventusi shijon “të zinjtë e ullirit”, mposht minimalisht Veronën për të kaluar në krye

09/21/2019 19:55
nga:M K

U djersitë shumë, por ia arriti qëllimit.

Juventusi është kthyer te fitorja, pas barazimit që e regjistroi javën e kaluar ndaj Fiorentinës, shkruan GazetaBlic.

2-1 ishte rezultati përfundimtar, me golat e Ramseyt e të Cristiano Ronaldos nga pika e bardhë, derisa për mysafirët shënoi Veloso.

Përkundër humbjes, Verona tregoi futboll tejet të bukur, kurse ajo që ia vlen të ceket është fakti se Hellas ka arkëtuar katër pikë deri më tani.

/GazetaBlic/

10/20/2019 08:00

Këto janë fjalët e Maurizio Sarrit pas fitores ndaj Bolognas