Sporti

Ja sa mijë tifozë ishin të pranishëm në derbin Prishtina – Drita

10/24/2019 22:11
nga:M K

Prishtina sot mposhti Dritën me rezultat minimal në kryendeshjen e javës së fundit të fazës së parë në edicionin 2019/2020.

Kryeqytetasit me këtë fitore kanë shkuar në kuotën e 20’të pikëve, derisa ajo që ia vlen të ceket është fakti se atmosfera përgjatë ndeshjes ka qenë e jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, ka qenë faqja zyrtare e klubit “bardhë e kaltër” nga “Fadil Vokrri” ka konfirmuar se të pranishim ishin afro 4000 mijë tifozë.

Fakti që ishte derbi e arsyeton në plotësi këtë numër, megjithëse i njëjti ka mundur të jetë edhe më i madh. Kujtojmë se tifozeria “Plisat” ka pësuar ndryshime të shumta, si në strukturë ashtu edhe në organizim, derisa mbetet të shihet performanca e tyre në vijim.

/GazetaBlic/

08/07/2020 19:09

El Periodic: Gjilani, klub me më pak histori se Drita