BLIC.TV

Itineraret Siri – Turqi dhe Greqi – Shqipëri – Kosovë i kaloi në këmbë, azilantja siriane flet për GazetaBlic

03/26/2021 21:40
nga:M K

“Azilkërkuesit” është tema e episodit të sotëm të dokumentarit “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic.

Pjesë e këtij episodi ishte edhe një azilante nga Siria, e cila itineraret Siri – Turqi dhe Greqi – Shqipëri – Kosovë i kishte kaluar në këmbë, përcjell GazetaBlic.

Tutje, sirianja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur për shkaqe etike, tregoi se në Kosovë gjendet tash e tetë muaj.

“Që 8 muaj jam në Kosovë. Këtu kam ardhur në këmbë. Nga Siria deri në Turqi në këmbë, ndërsa nga Turqija në Greqi me anije, aty kam qëndru pak pastaj nga aty në Shqipëri kam lëvizë në këmbë, pastaj njëjtë nga Shqipëria në Kosovë, pra në këmbë”.

/GazetaBlic/