Sporti

Ismet Munishi thumbon Dritën: Nuk është patjetër të dalësh kampion

07/04/2020 19:26
nga:M K

Një deklaratë goxha interesante nga Ismet Munishi, njeriu që ishte i bindur se do të shpallej kampion me Ballkanin.

Tani ka filluar me “goditje” poshtë brezit, duke thumbuar konkurrentët për titull, kinse këta të fundit po luajnë miqësore, ndërsa Ballkani futboll të vërtetë, përcjell GazetaBlic.

“Ne jemi të vetmit që i kemi zhvilluar pesë ndeshje të vërteta. Ndërkohë të tjerët kanë luajtur miqësore, këtë duhet pranuar.

Edhe në duelin e sotshëm luajtëm përballë një kundërshtari të vërtetë dhe se rezultati i ndeshjes nuk është real, pasi që Dukagjini na rrezikoi disa herë dhe ishin të motivuar për të na ndalur, mirëpo duhet të qenë real të motivohen ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe jo të ketë ndarje selektive”, tha fillimisht Munishi.

Pastaj, ai shtoi faktin se nuk është me patjetër të shpallet kampion ekipi që u bë para dy viteve, duke thumbuar ish-skuadrën e tij, Dritën, teksa mori shembull Liverpoolin, që priti plot tri dekada për t’u kurorëzuar me titull.

“Një skuadër para dy vjetëve është dalur kampion dhe po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë këtë gjë sërish. Nuk bëhet nomi edhe nëse nuk shpallen se Liverpool nuk është shpallur 30 vite kampion. Nuk dua të them se cila është ajo skuadër sepse më pas më dënojnë”, ka përfunduar ai.

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët