Sporti

Llapi mposht Drenicën në miqësoren e zhvilluar në Shqipëri

09/05/2020 20:35
nga:M K

Llapi e Drenica po qëndrojnë në Shqipëri për përgatitje, ndërsa kanë shfrytëzuar rastin për ta zhvilluar edhe një ndeshje miqësore.

Skuadra nga “Bajram Aliu” ka shënuar fitore me rezultat minimal, 1-2, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan Llapi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, Engjëll Hoti e realizoi golin e vetëm për të përzgjedhurit e Batatinës.

Ndërkaq, thuhet se goli i fitores ka ardhur në çastet e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë se të dy skuadrat edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës kosovare të futbollit, kurse deri më tani kanë qenë më se aktive në kuadër të tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

10/24/2020 15:42

LIVE Superliga | Drita shënon golin e katërt përballë Drenicës