Sporti

Haaland pas paraqitjes spektakolare: Mund të bëjë edhe më shumë

02/18/2020 23:56
nga:M K

Padyshim, njeriu i momentit. Erling Haaland po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Dortmundin, ku në një mesatare ka realizuar gol çdo 40’të minuta të luajtura.

Fantazisti norvegjez shkëlqeu edhe sonte përballë PSG’së, duke shënuar të dy golat e skuadrës së tij në fitoren 2-1 të “milionerëve” përballë kampionëve aktual francez, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me faktin se u zgjodh njeriu i duelit, megjithëse shtoi se ai mund të bëjë edhe më shumë.

“Jam i kënaqur me çmimin e MVP’së së takimit, por e ndiej se mund të bëjë edhe më shumë. Unë duhet të luajë më mirë sesa këto nivele. Duhet të punojë shumë për ta vërtetuar në fushë. Sa i përket ndeshjes, ky rezultat është i rrezikshëm, pasi PSG’ja ka një skuadër tejet të fortë dhe mund ta përmbys rezultatin për ta siguruar kualifikimin tutje”.

/GazetaBlic/

03/24/2020 13:45

Marca: “Në Madrid po vjen 9-shi më i mirë në Evropë”