Cool

Gruaja mbajti trupin e burrit në frigorifer për më shumë se 11 vjet

11/30/2019 13:47
nga:B. D

Trupi i një njeriu u zbulua i ngrirë në shtëpinë e gruas së tij që sipas policisë ka qenë aty për 11 vite të tëra.

Gruaja Jeanne Souron Mathers, 75 vjeçare, e cila nuk ishte e parë për dy javë është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, raporton “The Indepedent”.

Sipas policisë vdekja e saj nuk ishte dyshimtë. Ndërsa, trupi i cili u gjet në frigorifer është identifikuar si burri i saj Paul Edwards.

Detektivët ende nuk e dinë se si ka vdekur apo mos gruaja e tij ka qenë e përfshirë në vdekjen e tij.

Duke u bazuar nga rezidentët dhe fqinjët se kur është parë ai për herë të fundit, trupi i njeriut rezultoi se të ketë qenë i ngrirë për më shumë se 11 vjet.