Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në kryeministri për konferencën e fundvitit me gazetarët.
Por teksa një prej gazetareve të një media i bëri një pyetje të gjatë lidhur me shumë çështje në vend që nga pagat e deri te Ballkani i Hapur, Rama vendosi t’i mos përgjigjej.
Ai madje i nxorri dhe një lajm që media e gazetares kishte publikuar për të në moment.
“Të kërkoj një ndjesë shumë të sinqertë personalisht sepse je e dërguar e medias tënde, por një media që publikon këtë tani LIVE që Edi Rama kërcënon me burg drejtuesit e medias nuk merr përgjigje nga unë, gëzuar Vitin e Ri për ty dhe familjen tënde dhe shpresoj që viti tjetër të vijë i mbarë për pagën tuaj, se realisht nuk ju vë faj juve, por kjo është liria e shtypit, por ky është mesazhi im? Që do futen në burg drejtuesit e mediave?,” tha Rama.