Sporti

Fetah Veliu: Në kuvendin zgjedhor të LRF Prishtinë u injorua Fadil Vokrri, asnjë minutë heshtje

01/18/2020 16:41
nga:M K

Trajneri i grupmoshave të reja dhe njëri nga kuvendarët e LRF-së Prishtinë, Fetah Veliu, ka “shpërthyer” sot pas kuvendit zgjedhor të lidhjes rajonale në kryeqytet, ku si pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e anëtarit të komitetit ekzekutiv për FFK.

Si në shumicën e qyteteve, duket se as në Prishtinë nuk munguan akuzat e kundërakuzat, përcjellë GazetaBlic.

Veliu, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar sesi kuvendarët injoruan figurën historike të Fadil Vokrrit, duke mos mbajtur asnjë minutë heshtje.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

Reagim

Në kuvendin zgjedhor te LRF e Prishtines, shkilet statuti dhe mohohen vlerat demokratike dhe te perfaqesimit

Sot në Kuvendin Zgjedhor te LRFP u shkel statutit, e drejtat e kuvendareve vlerat demokratike, të shprehjes se lire, te drejtat e konkurences dhe te perfaqesimit!

U shkelen procedurat statutare te thirrjes se kuvendit dhe afatet e prezentimit te rendit te dites!

Vet thirrja e Kuvendit, si Kuvend Zgjedhor, per zgjedhjen e anetareve te KE, eshte ne kundurshtim me normat statutare, pasiqe statuti i ffk, percakton detyrat zgjedhore te cilat jane konforme ciklit olimpik katervjeçate, ne zgjedhjen e kryetarit, te anetareve te KE dhe te delegimit te dy delegateve ne kuvendin qendror te federates. Prandaj, ne vend se te zbatohen normat dhe nenet statutare per thirrjen e nje Kuvendi Zgjedhor, qe konsiston me zgjedhjet e plota, se pari te kryetarit dhe anetareve te KE, kuvendaret thirren duke shkele statutin zgjedhin pozicionin vakant te anetarit te KE, zotin Ismajl Ajeti, i cili njekohesisht mban edhe postin e kryetarit te LRFP, dhe postin e delegatit nga LRFP ne Kuvendin Qendror te FFK!
Statuti qarte percakton normat statutare, kur ne organet e federates mbeten vendet vakante, si zgjedhja e anetarit te KE, qe ky pozicion te zgjidhet ne nje Kuvend te Jashtezakonshem, por jo ne nje Kuvend Zgjedhor, ku nuk vehet ne rend te dites as zgjedhja e kryetarit e as zgjedhja e dy delegateve te rinje perfaqesues nga LRFP!

Rendi i dites ishte ne kundershtim me normat statutare te thirrjes se Kuvendit Zgjedhor, ku neni 30, alinea 1 dhe 2 percakton interpretimin statutare te votimit te msheft per kryetarin dhe anetaret e KE, percakton zgjedhjen se pari te kryetarit te LRFP, pastaj te kandidateve per KE te federates!

Neni 20 pika 3, percakton te drejtat pozicionale te secilit anetare te ffk, i cili nuk ka te drejt te drejtoj ma shume se nje pozicion te nje organi, apo grupi te ffk!

Kryetari aktual i LRFP, zoti Ismajl Ajeti, duke qene kryetar aktual dhe delegat ne Kuvendin Qendror te ffk, ai merr edhe pozicionin e anetarit te KE, me pozicion te nenkryetarit te pare te ffk! Dhe kjo forme e ozurpimit dhe marrjes e dy e ma shume pozicioneve drejtuese ne federat bjen ne ndeshje me normat juridike statutare te FFK!
Te gjitha keto shkelje statutare sot u realizuan ne te ashtuquajturin Kuvend Zgjedhor” te LRF Prishtine, sa qe ishte shqetesuese dhe e rrezikshme ne perjashtimin e te drejtave te kuvendareve per shprehje te lire dhe te percaktimeve ndryshe , dhe te konkurences se vlerave sportive dhe profesionale perfaqesuese ne organet drejtuese te federates KE!

Jo qe u shkel statuti i federates, te drejtat kuvendare dhe te drejtat demokratike te shprehjes se lire, po u shkua edhe aq large sa qe u abuzua edhe me figuren historike , te presidentit te ndjer Fadil Vokrri, kur u kerkua nga ne qe te nderojme me nje minut heshtje figuren e presidentit historik, drejtuesit e kuvendit, kryetari i LRFP dhe delegatet e mohuan dhe e mbivotuan vullnetin e mbajtjes nje minut heshtje per ndere te presidentit historik Fadil Vokrri!
Ne ket refuzim u pa qarte , se ata qe dikur u thirreshin ne emrin e presidentit historik Fadil Vokrri, sot deshmuan se te gjitha i pasken pas farsë dhe mohim i vlerave sportive dhe historike ne arritje te futbollit kosovar!

Me kete metodologji mohuese dhe te shkeljeve te normave statutare dhe te perjashtimit te vullnetit te shprehjes se lire dhe te konkurences, futbolli i kosoves eshte ne rrezik te devalvimit dhe ne rruge anarhike , te vendosjes nga grupe te interesit dhe perjashtimit te vlerave pluraliste dhe te konkurences!

Fetah Veliu, kuvendar ne LRFP, i cili ishte i vetem nga 22 kuvendaret qe kundurshtoi me force shkeljet statutare ne te ashtuquajturin “Kuvend Zgjedhor” te LRF Prishtine!

/GazetaBlic/

05/08/2020 18:29

Veliu: Nëse kompanitë e ndërtimit lejohen, pse futbolli jo – Kampionati duhet të rifillojë