Sporti

E jashtëzakonshme – Roger Federer në 1/8-n e finales së Australian Open për herë të 18 në karrierë

01/24/2020 15:08
nga:M K

S’ka fjalë që e përshkruan atë. I jashtëzakonshëm. Më i mirë sesa e përkryera.

Roger Federer ka realizuar fitoren e 100’të në karrierë në ‘Grand Slamin’ Australian Open, për të treguar edhe një herë se mbetet më i miri i të gjitha kohërave në sportin e bardhë, shkruan GazetaBlic.

Paramendojeni, për herë të 18’ë në karrierë, arrin në 1/8-n e finales, megjithëse rruga deri këtu nuk ishte e lehtë, sidomos në përballjen e sotme. Zvicerani mposhti tenistin vendas, australianin John Millman, 3-2 në sete.

Të parin e humbi 6-4, për të kthyer gjithçka nga zeroja në të dytin, ku fitoi 7-2 në “Tie Break”. Në të tretin triumfoi 6-4, kurse me po të njëjtin rezultat Millman barazoi setet në 2-2, për ta dërguar ndeshjen në setin final, aty ku qëndrueshmëria dhe përvoja e Federerit dolën në pah.

Fantazisti helvet fitoi në “Tie Break”, 10-8, për t’i ngritur në delirium tifozët e tij që ishin të pranishëm.

/GazetaBlic/

07/06/2019 20:04

Federer pastër ndaj Pouille, siguron 1/8-ën e finales së Wimbledon-it