Sporti

Dy ish lojtarë të La Ligas shpallen fajtorë për kurdisje të ndeshjeve – nëntë të dënuar në total

04/24/2020 19:12
nga:M K

Nëntë lojtarë dhe zyrtarë të futbollit në La Liga janë dënuar pas sigurimit të provave lidhur me kurdisjen e ndeshjeve.

Në mesin e këtyre nëntë personave, janë edhe dy ish-futbollistë të Real Betisit, Antonio Amaya dhe Xabier Torres, përcjell GazetaBlic.

Amaya dhe Torres janë lojtarët e përfshirë në rastin që flet për dy ndeshje të Betis, në xhirot e fundit të sezonit 2013/14.

Përveç këtyre lojtarëve, në mesin e të dënuarve janë edhe një numër i ish-zyrtarëve të klubit tjetër spanjoll, Osasuna.

Dënimi më i rëndë ishte për ish zyrtarin e Osasuna, Angel Maria Vizcay, i cili u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Ajo që ia vlen të ceket është se të gjithë pre tyre janë dënuar me heqje lirie.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas