Sporti

Drejtuesit e Manchester United takohen me Raiolan, arsyeja “Pogba”

09/05/2019 23:22
nga:M K

Ashtu edhe si në çdo merkato.

Vazhdon të jetë njëra nga temat më të përfolura, për shkak të ofertave të panumërta nga skuadrat e tjera elitare evropiane, shkruan GazetaBlic.

Përderisa dje mediat italiane raportuan se Juventusi ka “mprerë dhëmbët” për ta transferuar futbollistin, duke filluar qysh tani të përgatitet për atë çështje, sonte është botuar një artikull nga L’Equipe, që specifikon se drejtuesit e United gjatë ditëve të ardhshme pritet të takohen me Mino Raiolan, agjentin e futbollistit.

Aty do të diskutohet për rinovim të kontratës, e cila lojtarit i skadon në vitin 2021.

Nuk dihet edhe më tutje nëse Raiola do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, por duhet cekur faktin se “Djajtë e Kuq” e kanë njëmend që t’i ofrojnë bashkëpunim lojtarit, kjo duke parë edhe formën e mirë të futbollistit.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj lëvizjeje.

/GazetaBlic/

12/05/2019 09:37

Spanjë: Zidane ende synon Pogban, Perez pëlqen Eriksen’in