Sporti

Dikur pjesë e Paris Saint-Germain, tani nënshkruan me Drenicën

02/01/2020 09:42
nga:M K

Souleymane Coulibaly është futbollisti më i ri i Drenicës.

Skuadra nga “Bajram Aliu” ka prezantuar mbrëmë transferet e reja, derisa një nga ta është edhe lojtari dikurshëm i PSG-së, Coulibaly, përcjellë GazetaBlic.

Francezi së fundi u paraqit për OFC Les Mureaux, kurse tani e tutje do të mundohet që t’i ndihmojë Gani Sejdiut në arritjen e objektivave, e ku padyshim se është mbijetesa.

22 vjeçari është mbrojtës i majtë, por që mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.

Marrëveshjen me Colibalyn e ka konfirmuar vetë klubi drenicak përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

03/28/2020 09:19

Paqueta synon largimin nga Milani, PSG në “pole-position”