Sporti

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2

06/27/2020 17:25
nga:M K

Elita gjermane e futbollit ka mbyllur perden për edicionin 2019/2020, kuptohet duke mos llogaritur ndeshjet e Play Off-it e ato të Play Out-it.

Ajo që dihej tashmë, Bayerni shpallet kampion për herë të tetë me radhë, ndërsa bavarezëve në Ligën e Kampionëve do t’u bashkangjiten edhe Dortmundi, Leipzigu e Borussia Monchengladbach, përcjell GazetaBlic.

Nga Bundesliga ndërkaq, do të largohen Paderborni e Fortuna Dusseldorf, ku në pranverë u paraqit edhe Valon Berisha.

Në fakt, para kësaj jave, Fortuna ishte në vendin e 16, që i siguronte asaj Play Out-in, por se humbja nga Union Berlini dhe fitorja e Werderit ndaj Kolnit, ndryshoi gjithçka.

Kësisoj, ekipi ku luan edhe Rashica, që sot ishte një nga golashënuesit, do të luajë ndaj Heidenheimit në kuadër të Play-Outit. Do të jenë dy ndeshje, me sistem vajtje-ardhje, që do ta përcaktojnë skuadrën e 18 të Bundesligës për edicionin e ardhshëm, pasi tashmë atyre që e kanë siguruar plasmanin, u janë bashkuar edhe Arminia e Bielefeldit e Stuttgarti.

/GazetaBlic/

06/13/2020 17:26

Werderi shënon fitore me aromë mbijetese, Dortmundi ëndërron edhe më tutje, kurse Paderborni në Bundesliga 2