Sporti

Brescia – Napoli, vlerësimet për futbollistët

02/21/2020 23:22
nga:M K

Skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme në udhëtim te Brescia.

“Il partenopei” dolën me pikë të plota nga “Mario Rigamonti”, pas triumfit minimal, duke iu falenderuar golave të Insignes e Ruizit, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve. Pas harkimit të Tonalit, realizoi Chancellor. Me këtë rezultat, pra 1-0 u mbyll fraksioni i parë. I dyti filloi furishëm nga mysafirët.

Fillimisht Insigne barazoi në minutën e 49’të, para se gjashtë minuta më vonë Fabiano Ruiz të shënojë një super-gol, me çka edhe regjistroi shifrat përfundimtare.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

/GazetaBlic/

03/17/2020 20:06

Brescia shkarkon trajnerin, kritika të shumta nga autoritetet e futbollit në Itali