Sporti

Bonaventura | Pritet largimi nga Milan dhe nënshkrimi me Lazion

03/26/2020 11:49
nga:M K

Milani pritet të mbetet pa mesfushorin italian, Giacomo Bonaventura.

Kontrata e 30 vjeçarit me klubin “kuq e zi” skadon në verën e këtij viti, ndërsa përfaqësuesi italian tashmë ka refuzuar rinovimin, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave italiane, Bonaventura do të kalojë te Lazio.

Trajneri i biancoçelestëve, Simone Inzaghi e pëlqen tejmase futbollistin, andaj duket edhe ta ketë bindur që të zbarkojë në kryeqytet.

Ai do t’u bashkohet romakëve si transfer i lirë.

/GazetaBlic/

08/04/2020 20:15

Milani pas yllit 22 vjeçar argjentinas, e piketojnë si zëvendësues të Bonaventurës