Sporti

Atdhe Nuhiu e Arijanet Muric në bankën rezervë, Bersant Celina starton nga minuta e parë

12/14/2019 15:33
nga:M K

Përveç ndeshjeve të Premier Ligës, nga ora 16:00 në program janë edhe ato të Championship.

Padyshim se vëmendja jonë kryesore do të jetë te ndeshjet ku pritet që të angazhohen futbollistët kosovarë, shkruan GazetaBlic.

Dy të tilla janë edhe Nottingham-Sheffield Wednesday dhe Swansea-Middlesbrough.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, në ndeshjen Nottingham-Sheffield, të paktën nga fillimi, nuk figurojnë Arijanet Muric e Atdhe Nuhiu, ndërsa i vetmi që pritet të startojë, tashmë rregullisht është Bersant Celina.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse gjatë ndeshjeve do të ketë minuta edhe për ta, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

01/27/2020 17:07

Kosova, ndër vendet me rrezikshmëri të ulët nga koronavirusi